KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA: Vidhen shufra ari me vlerë 1.6 milionë dollarë

SHBA: Vidhen shufra ari me vlerë 1.6 milionë dollarë

Policia në SHBA është vënë në kërkim të një hajduti i cili vodhi një kovë plot më shufra ari që arrijnë vlerën 1.6 milionë dollarë në një kamion në mes të Manhatan. Departamenti i Policisë së Nju Jorkut ka zbuluar pamjet filmike të kapura nga kamerat e sigurisë të një personi të paidentifikuar, i cili mori kovën me shufra ari dhe u largua pa  u vënë re nga askush. Thuhet se roja hoqi vështrimin nga kamioni për një kohë të shkurtër, dhe u fut në kabinën e shoferit të kamionit sa për të marrë celularin. Ngjarja ndodhi në mes të ditës në rrugën 48 West në zonën e tejmbushur me njerëz në Midtown të Nju Jorkut. Kur hajduti sheh që askush nuk e ka mendjen, ai shkon në pjesën e pasme të kamionit dhe merr kovën e rënë me shufra ari. Ajo që i bën përshtypje policisë është qetësia e hajdutit, i cili madje në një moment e vendos kovën në tokë, sa për të shlodhur krahët para se të largohet sërish.