KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, viktima në protesta kundër pabarazive racore
SHBA, protesta kundër pabarazive racore

SHBA, viktima në protesta kundër pabarazive racore

Në disa qytete të Shteteve të Bashkuara, përfshirë Nju Jorkun, Çikagon, Los-Anxhelosin, të enjten në mbrëmje janë mbajtur protesta, ku u shpreh revolta për vrasjen e dy njerëzve me ngjyrë nga policia gjatë ditëve te fundit. Protesta në Dallas u shoqërua me incidente të rënda dhe kaos. Gjatë marrshimit, 4 oficerë janë vrarë dhe 7 të tjerë janë plagosur nga dy snajperë. Atentatorët janë ende në kërkim nga policia, e cila ka ngritur postoblloqe nëpër pika të shumta. Presidenti amerikan Barak Obama, i ka cilësuar si tragjike vrasjet e njerëzve me ngjyrë, por njëheresh ka dënuar ashpër vrasjen e policëve. Ai i cilësoi të dyja ngjarjet si shenjë të pabarazive racore që ekzistojnë në Amerikë.