KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, Wikileaks publikon mesazhe telefonike të demokratëve

SHBA, Wikileaks publikon mesazhe telefonike të demokratëve

Faqja e internetit Wikileaks ka publikuar 29 mesazhe telefonike që janë vjedhur nga Komiteti Kombëtar i Demokratëve, mes të cilave ka edhe prej pjesëtarëve të paidentifikuar të partisë që shprehen të zemëruar me ndikimin e Senatorit Bernie Sanders në parti. Zbulimi i dytë që potencialisht mund të turpërojë më tej demokratët është publikuar në kohën kur po mbahet Konventa e demokratëve gjatë së cilës Hillary Clinton është zgjedhur kundrejt Bernie Sanders si e nominuara e partisë për zgjedhjet e nëntorit. Një nga mesazhet e publikuara as nuk dëshironte që ta linte Sanders të flasë në konventë. Ky person, derisa flet për Sanders thotë, “ai nuk është demokrat. Ju lutem, ndalojeni këtë person tani”. Një tjetër ankohet për rolin që i është dhënë përkrahësit të Sanders, Cornel West, i cili ka qenë tejmase kritik ndaj presidentit Obama. Ky është publikimi i dytë që Wikileaks ka bërë pas atij të mijëra e-maileve që tashmë kanë zemëruar përkrahësit e kandidatit, Bernie Sanders.