KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, zyrtari nuk lejohet të dëshmojë për Iranin
W. Neil Eggleston of Debevoise & Plimpton.  White Collar Crime Roundtable.  July 13, 2010.  Photo by Diego M. Radzinschi/THE NATIONAL LAW JOURNAL.
W. Neil Eggleston of Debevoise & Plimpton. White Collar Crime Roundtable. July 13, 2010. Photo by Diego M. Radzinschi/THE NATIONAL LAW JOURNAL.

SHBA, zyrtari nuk lejohet të dëshmojë për Iranin

Perfaqësues të Shtëpisë së Bardhë thonë se një këshilltar i lartë i presidentit, Barak Obama, nuk do të dëshmojë para një komiteti të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit për çështjen se si e promovoi ai në opinion marrëveshjen atomike me Iranin. Duke u bazuar në “privilegjin ekzekutiv”, përfaqësuesi i Shtëpisë së Bardhë, Neil Egleston, në një letër dërguar Komitetit të mbikëqyrjes së Dhomës Përfaqësuese, tha se duke e lejuar zëvendëskëshilltarin e sigurisë kombëtare, Ben Rodes të dëshmojë, do të kërcënohej “aftësia e presidentit për të pranuar këshillë të sinqertë”. Rodes ka shkaktuar kundërthënie javën e kaluar, duke i thënë së përditshmes, New York Times, se ai me qëllim e kishte krijuar një “dhomë jehonë” të mbështetësve, për të krijuar përkrahje të opinionit për marrëveshjen atomike. Egleston tha se në të kaluarën, presidentët nga të dy partitë e kanë shfrytëzuar privilegjin ekzekutiv dhe nuk u kanë lejuar ndihmësve që të dëshmojnë për çështje të tilla.