KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA:Arrestohet i akuzuari për vrasjen e imamit
SHBA:Arrestohet i akuzuari për vrasjen e imamit

SHBA:Arrestohet i akuzuari për vrasjen e imamit

Një qytetar i Nju Yorkut është arrestuar dhe është akuzuar në lidhje me vrasjen e imamit dhe ndihmësit të tij me 14 gusht. Oskar Morel, 35 vjeç, banor i lagjes Bruklin, është akuzuar për vrasje të shkallës së dytë dhe posedim të paligjshëm armësh. Imami Maulama Akonje, 55 dhe Thara Uddin, 64 vjeç u qëlluan në kokë ndërsa ecnin në rrugë pas lutjeve. Ndjekës të xhamisë së imamit u shprehen se bëhej fjalë për një krim urrejtjeje, por policia ka deklaruar se nuk ka asnjë provë që personat të jenë qëlluar për shkak të besimit të tyre. Morel u arrestua të dielën, pas ndjekjes së policisë që perfundoi me një aksident rrugor të tij. 35-vjeçari ishte filmuar nga një kamera sigurie teksa largohej nga vendi i ngjarjes me makinën e tij, por u lokalizua nga policia dhe u vu në pranga. Departamenti i Policisë së Nju Jorkut nuk ka dhënë ende një version për motivet e mundshme të krimit të dyfishtë.