KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, peticion kundër Trump
EPA/CRISTOBAL HERRERA

SHBA, peticion kundër Trump

Dhjetëra republikane të zemëruar në SHBA kanë mbledhur nënshkrimet e tyre në një letër dërguar liderëve të partisë duke iu kërkuar atyre të mos e ndihmojnë më kandidatin republikan për president, Donald Trump. Ata duan që partia më mirë të përqëndroje burimet financiare të partisë në mbrojtjen e kandidatëve republikane për kongres, që e kanë vështirë të fitojnë. Letra është zbuluar nga mediat amerikane pasi Trump ka vazhduar të këmbëngule në deklarimin e tij se presidenti aktual, Barack Obama është themeluesi i organizatës terroriste, Shteti Islamik. Gjatë një mitingu në Florida, Tramp ka thënë se rivalja e tij dhe Obama janë edhe “lojtarët më të vlefshëm” të ISIS-it. Sondazhet e fundit tregojnë se Trump po humbet përkrahjen e grave dhe segmenteve të tjera të partisë republikane. Një draft i letrës së republikanëve që raportohet të ketë 70 nënshkrime, paralajmëron se sjelljet “përçarëse, mungesa e kompetencës, mungesa e maturisë dhe mungesa e madhe e popullaritetit mund t’i kthejnë zgjedhjet në fitore për demokratët”. Trump ndërkaq nuk ka treguar asnjë shenjë se do të ndalet. Gjatë një interviste për një televizion amerikan ai e ka bërë të qartë se nuk e ka në plan të ndryshoje fjalorin, duke thënë se “do të vazhdoje të bëje atë që po bën tani”. Dhe ndërsa liderët republikanë janë të alarmuar me Trumpin, Clinton ka sulmuar ato që i ka quajtur “idetë Trumpiane të çuditshme” që në përgjithësi janë refuzuar nga të dy partitë. Duke u mbështetur në atë që e dimë nga fushata e Trump, ai dëshiron që Amerika të punoje për të dhe miqtë e tij, në kurriz të të gjithë tjerëve”, ka thënë Clinton në Miçigan. Edhe para pak ditësh, 50 ekspertët republikanë të sigurisë paralajmëruan përmes një letre të hapur se Trump do të ishte presidenti më i papërgjegjshëm në historinë amerikane. Sipas këtij grupi, Trump nuk ka karakterin, vlerat dhe eksperiencën për t’u bërë president.