KRYEFAQJA » LAJME » Shëbimet Publike, dokumentat shtetërore në një zyrë
Shëbimet Publike, dokumentat shtetërore në një zyrë

Shëbimet Publike, dokumentat shtetërore në një zyrë

Qeveria shqiptare po synon të modernizojë Shërbimet Publike në vend. Thelbi i reformës është ndarja e sporteleve ku ofrohet shërbimi nga institucionet që prodhojnë shërbimin, tha kryeministri Edi Rama gjatë inagurimit të një shërbimi të ri të Qendrës së ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA) në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë.Sipas zotit Rama, një nga parimet bazë të kësaj reforme, është që të arrihet sa më shpejt në ditën që qytetarit të mos i kërkohet më të dorëzojë dokumente që i lëshon vetë shteti për marrjen e shërbimit. “Ka qytetarë që për nevoja të caktuara, kanë nevojë për një dokument, për marrjen e të cilit duhet të shkojnë deri në 21 pika të tjera, që të marrë 21 dokumente të tjera dhe të vijnë pastaj dhe të marrin dokumentin që kërkojnë” e konkretizoi zoti Rama idenë e tij. “Ne duam ta zhbëjmë këtë praktikë nga rrënjët dhe duam që të arrijmë, e do të arrijmë në një kohë të arsyeshme, në momentin që çdo shkresë që qytetarit i duhet e që i lëshon shteti, shteti ta bëjë gati për qytetarin, ta ketë detyrim. E njëjta gjë për sipërmarrjen. Kjo do të thotë kursim i miliarda orëve që shqiptarët konsumojnë prej 20 e kusur vitesh, derë më derë, e shteg më shteg e sportel më sportel” tha kryeministri.
Sipas tij Shqipëria ka “bërë një transformim rrënjësor të shërbimeve online”. “Portali i shërbimeve të shtetit e-albania, ka sot 167 shërbime nga 12 që kishte dy vite më parë. Qendra për ofrimin e integruar të shërbimeve publike ADISA, do të menaxhojë 128 zyra dhe 177 shërbime” tha zoti Rama.