KRYEFAQJA » LAJME » Shefat e diplomacisë të Ballkanit Perëndimor mblidhen në Durrës
Shefat e diplomacisë të Ballkanit Perëndimor mblidhen në Durrës

Shefat e diplomacisë të Ballkanit Perëndimor mblidhen në Durrës

Ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen në Durrës, në datat 30-31 mars, për të diskutuar mbi përgatitjen e projekteve rajonale në fushën e transportit dhe energjisë, njofton ministria e jashtme shqiptare. Sipas njoftimit takimi vjen pas Samitit të Ballkanit Perëndimor të mbajtur në Vjenë, më datë 27 gusht 2015, si dhe dhe përgatitjeve të Samitit që do të mbahet në Paris në korrik 2016. Në këtë Ministrial do të jenë të pranishëm edhe komisioneri i BE-së për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johanes Hahn dhe zyrtarë të tjerë lartë europianë. Sipas MPJ ky takim do të jetë një mundësi për pjesëmarrësit për të vlerësuar dhe thelluar më tej bashkëpunimin.