KRYEFAQJA » LAJME » Sheferedin Shehu: Ulja e taksave, prioriteti ynë
sheferedin shehu, prioritet, ulja e taksave, zgjedhjet ne diber, kryetari bashkise, pd

Sheferedin Shehu: Ulja e taksave, prioriteti ynë

Ulja e taksave do të jetë prioritare për Sherefedin Shehun, në rast se votëbesohet nga dibranet si Kryetari I tyre i Bashkisë. Në takimin me tregtarë, Shehu tha se filozofia e Partisë Demokratike është mbështetja e biznesit duke krijuar klimë miqësore dhe liri ekonomike. Për kandidatin demokrat nxitja e sipërmarrjes së lirë do të sjellë impakt në ekonominë e zonës duke sjell edhe rritje të punësimit.

Shehu tha se krahas uljes së taksave për biznesit, është parashakuar rritje investimesh për bujqësinë sikundër për infrastrukturën e zonës.