KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shefi i CIA-s: Sulmi në aeroportin Ataturk të Stambollit mban vulën e ISIS
Brennan:Sulmi në aeroportin Ataturk në Stamboll mban vulën e ISIS

Shefi i CIA-s: Sulmi në aeroportin Ataturk të Stambollit mban vulën e ISIS

Disa orë pas sulmit vetëvrasës në aeroportin Ataturk në Stamboll ku humbën jetën 42 persona dhe u plagosën 239 të tjerë, drejtori i CIA-s John Brennan tha se sulmi mban vulën e ISIS. Ai paralajmëroi se grupi terrorist islamik planifikon të kryejë sulme të ngjashme në Shtetet e Bashkuara. “Jam i shqetësuar nga pikëpamja e një profesionisti të zbulimit që shikon aftësitë e shtetit islamik si dhe vendosmërinë e tyre për të marrë sa më shumë jetë njerëzish duke kryer sulme jashtë vendit, tha Brennan. Ai beson se pas të shtënave në Orlando, grupi që kreu sulmet do të vazhdoje përpjekjet për të depërtuar në mbrojtjen amerikane. Lidhur me konfliktin në Siri, Brenan i cili foli në këshillin e Marrëdhënieve me Jashtë, tha se nuk do përparohet në arritjen e paqes pa bashkëpunimin aktiv të Rusisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmerojnë të tjera masa sigurie në disa fluturime ajrore për t’iu kundërpërgjigjur kërcënimeve terroriste. Ndërkaq Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rritur masat e sigurisë nëpër aeroporte për t’iu kundërpërgjigjur kërcënimeve terroriste.