KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shefja e FMN, Lagarde: Dalja e Britanisë nga BE, rrezik për ekonominë botërore
lagarde

Shefja e FMN, Lagarde: Dalja e Britanisë nga BE, rrezik për ekonominë botërore

Drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, Kristin Lagarde, paralajmëroi përmes një konference në Londër se dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian do të përbënte një rrezik të madh për ekonominë globale. Duke parashtruar mundësinë e “Brexit”, subjekt referendumi më 23 qershor, Lagarde vlerësoi se ndodhemi përballë një rreziku të madh. “Tashmë kjo çështje nuk është vetëm e brendshme, por ka marrë përmasa më të zgjeruara në planin ndërkombëtar”, shtoi ajo në lidhje me pasojat e mundshme të fenomenit “Brexit.”