KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shefja e FMN-së në gjykatë
Shefja e FMN-së në gjykatë

Shefja e FMN-së në gjykatë

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristin Lagard do të përballet me gjykatën e Drejtësisë së Republikës franceze për akuzën e neglizhencës në lidhje me rolin që ka luajtur në një pagesë prej 400 milion eurosh që shteti francez ka derdhur në llogari të biznesmenit Bernard Tapi gjatë kohës kur ajo ishte ministre e financave të Francës. Në vitin 2008, Lagard kishte firmosur një vendim të rrallë për të caktuar një panel arbitrazhi për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes biznesmetit Tapi, një mbështetës i ish-presidentit Sarkozi, dhe shtetit francez, në vend që t’ia linte këtë çështje gjykatave. Çështja daton në vitin 1993 kur biznesmeni Tapi kishte paditur shtetin për kompensim pasi i kishte shitur aksionet e tij të Adidas Kredit Lionez. Ai pretendoi se banka e kishte mashtruar, pasi më vonë i kishte shitur aksionet e Tapi për një shumë më të lartë. Me miratimin e Lagard, paneli i arbitrazhit vendosi në favor të Tapi, dhe urdhëruan shtetin t’i paguante atij rreth 400 milionë euro, por apeli e hodhi poshtë vendimin. Megjithëse gjykata e apelit të Parisit e ka urdhëruar Tapi të rimbursoje shtetin, biznesmeni apeloi kërkesën, e cila është akoma pezull. Nëse Lagard shpallet fajtore për akuzën e neglizhencës, ajo mund të dënohet me 15 mijë euro gjobë dhe 1 vit burg.