KRYEFAQJA » LAJME » “Shefqet Ndroqi”- qendër rajonale me shumë shërbime
"Shefqet Ndroqi"- qendër rajonale me shumë shërbime

“Shefqet Ndroqi”- qendër rajonale me shumë shërbime

Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, i njohur me emrin “Sanatoriumi”, është kthyer në një qendër rajonale me shumë shërbime. Pacientet me probleme kardiake, gatsro-intenstinale, infektive apo edhe ata që kanë nevojë për skaner dhe kirurgji të përgjithshme, janë duke braktisur rradhët e QSUT, për të marrë shërbim të specializuar. Drejtori i spitalit Perlat Kapisyzi, thotë se spitali kryen çdo ditë rreth 50 konsulta dhe pret rreth 30 urgjenca. Me futjen e shërbimeve të  kardiologjisë si koronarografi dhe vendosje stendash, ky spital ka ulur kohën e pritjes për pacientët që vuajnë nga zemra. Prioritet në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” po u jepet pacientëve nga rrethet. Personeli mjekësor dhe infermieror është udhëzuar që ata të mbarojnë punë brenda dites. Investimet e bëra me të ardhurat dytësore të spitalit  kanë ndryshuar tërësisht pamjen e tij ndërkohë brenda ketij  viti pritet të rriten kapacitetet e shtrimit për pacientët.