KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sheik Ahmed el-Tajib, kreu i parë sunit që takohet me Papa Françeskun
Sheik Ahmed el-Tajib, papa francesku, takim, lideri sunit, ati i shenjte

Sheik Ahmed el-Tajib, kreu i parë sunit që takohet me Papa Françeskun

Sheik Ahmed el-Tajib u bë sot kreu i parë i xhamisë së Kajros që është takuar në Vatikan me Papën. Të dy kleriket u përqafuan dhe patën një takim rreth 25 minutësh, ku ndanë angazhimin e tyre për paqen dhe refuzimin e terrorizmit. “Ky takim është mesazhi” i tha Ati i Shenjtë imamit të madh të Kajros, i cili konsiderohet edhe si autoriteti me i lartë i besimtarëve sunitë. Sipas zëdhënësit të Vatikanit, Papa dhe Sheik el-Tajib diskutuan për çështjen e angazhimit të përbashket për paqen në botë, refuzimin e dhunës dhe terrorizmit si dhe situatën ku ndodhen të krishterët në Lindjen e Mesme, dhe mbrojtjen e tyre. Papa Françesku gjithashtu i dhuroi imamit medaljen e paqes me degën e ullirit të gdhendur mbi të.