KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Shekulli i Kadaresë: Kadare nderohet me dekoratën e “Flamurit Kombëtar”
kadare

Shekulli i Kadaresë: Kadare nderohet me dekoratën e “Flamurit Kombëtar”

“Pa nderim për kulturën dhe artet, nuk mund të ketë nderim për ne shkrimtaret”. Kështu deklaroi Ismail Kadare pasi u nderua nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani me dekoratën e Flamurit Kombëtar. Dekorata dhe nderimi shkrimtarit iu bë gjatë konferencës shkencore “Shekulli i Kadaresë”, ku merrnin pjesë akademikë dhe personalitete të letrave dhe kulturës shqiptare. Presidenti Nishani u ndal gjatë tek konkributi i Kadaresë si një fenomen në kulturën shqiptare dhe atë europiane. Kadare fjalëpakë u shpreh i prekur për këtë nderim dhe mirënjohës për përkthyesit. Studiuesi Shaban Sinani, i cili me këtë rast ka botuar studimin “Mite dhe demonë në veprën e Kadaresë” flet për demonizimin e shkrimtarit prej shkrimtarit. Aktivitetet me titullin “Shekulli i Kadaresë” zhvendosen të shtunën në qytetin e lindjes së shkrimtarit në Gjirokastër.