KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shembet fabrika në Pakistan, mbi 20 të vdekur
Shembet fabrika në Pakistan, mbi 20 të vdekur

Shembet fabrika në Pakistan, mbi 20 të vdekur

Një fabrikë është shembur në afërsi të qytetit Lahore në Pakistan, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 20 personave, ndërsa dhjetra të tjerë kanë mbetur të bllokuar në rrënojat e godinës. Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë punën për gjetjen e të mbijetuarve, ndërsa pritet që numri i viktimave të rritet. 98 persona u shpëtuan ndërsa kishin mbetur të bllokuar në rrënojat e fabrikes, e cila ndodhet rreth 20 kilometra nga qyteti Lahore. Sipas autoriteteve pakistaneze, në ndërtesë besohet se kanë qënë rreth 150 persona në momentin e shembjes. Ekipet e shpëtimit kanë lëvizur me ritëm të ngadaltë për të shmangur kaosin dhe viktima të tjera, pasi shumë njerëz kishin mbetur të bllokuar në katet e poshtme të ndërtesës. Të mbijetuarit u shprehën se pronari i fabrikes, i cili mendohet të jetë mes 20 viktimave, kishte injoruar këshillat e kontraktuesit te tij për të ndaluar ndërtimin e saj, pas çarjeve të shkaktuara në godinë nga një tërmet që ra muajin e kaluar.