KRYEFAQJA » LAJME » Shembje masive në aksin e rrugës Kukës-Shishtavec
kukes shishtaves, shembje, dherash, rruga, bllokim

Shembje masive në aksin e rrugës Kukës-Shishtavec

Një shembje masive në aksin e rrugës Kukës-Shishtavec ka bllokuar për disa orë levizjen e mjeteve në të dy kahjet. Shembja ka ndodhur gjatë orëve të natës në afërsi të Topojanit një kilometrin përtej urës së Orgjostit. Që në orët e para të mëngjesit atje kanë shkuar dhe po punojnë mjetet e rënda të firmës kontraktore të cilat kanë bërë të mundur hapjen e një korsie për zhbllokimin e lëvizjes.

Inxhinieri i punimeve thotë se shembja e skrapatës ka ndodhur në orët e natës ku për fat nuk ka patur pasoja në jetën e njerëzve spepse në atë kohë edhe levizja ka qenë e rrallë. Ai thotë se do të punohet edhe me mjetet tjera shtesë për thyer shkmbinjtë dhe për të rikthyer rrugën në funksion të plotë.

Terreni në këto zona është i paqëndrueshëm edhe për shkak të dëmtimit të bimësisë ndërsa do të duhej një vëmendje më e madhe për nje siguri më afatgjatë në këtë drejtim.