KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Vizita e Kerrit në kohë sfidash
Shën Valentini, Xhon Kerri viziton Tiranën

Rama: Vizita e Kerrit në kohë sfidash

Sekretari amerikan i shtetit, Xhon Kerri do të vizitojë Tiranën më 14 shkurt. Lajmi u bë i ditur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes një njoftimi zyrtar të enjten pas dite.
Gjatë kësaj vizite zoti Kerri do të takohet me krerët më të lartë të qeverisë shqiptare, për të diskutuar mbi integrimin e mëtejshëm euroatlantik të Shqipërisë, si dhe bashkëpunimin e ngushtë dypalësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryeministri Edi Rama në statusin e të tij në Fejsbuk e konsideron si “vizitë shumë e rëndësishme në një kohe sfidash të përbashkëta!
Vizita e sekretarit amerikan të shtetit në Shqipëri është pjesë e një turi 5-ditor në Europë. Fillimisht zoti Kerri do të ndalojë në Mynih të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e 52-të të Sigurisë. Ai do të marrë pjesë gjithshtu edhe në takimin e Grupit Ndërkombëtar në Mbështetje të Sirisë (ISSG) për të diskutuar mbi mënyrat sesi të përshpejtohet dhënia fund e konfliktit sirian.