KRYEFAQJA » LAJME » Shëndetësia falas, replika mes Ramës dhe Bashës
Shëndetësia falas, replika mes Ramës dhe Bashës

Shëndetësia falas, replika mes Ramës dhe Bashës

Shëndetësia vazhdon të jetë një nga temat më të debatuara mes maxhorancës së majtë dhe opozitës së djathtë. Kryeministri Edi Rama vazhdon të mbështesi fuqishëm projektin për një shëndetësi falas në Shqipëri. Sëbashku me Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ata inspektuan të hënën Qëndrën Shëndetësore numër 10, një nga më të mëdhatë në Tiranë ku po aplikohet kontrolli falas për grupmoshat 40-65 vjeç. Kryeministri Rama tha se zbatimi i këtij programi do të shërbejë për krijimin e një baze të dhënash ku do mbështeten politikat shëndetësore. Ky program fton të paktën 900 mijë shqiptarë të kryejnë kontroll falas.
Por, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i konsideron propagandë boshe deklaratat e Qeverisë për shëndetësisë. Zoti Basha akuzon se në këtë sektor është vjedhur 338 milionë euro në tendera. Sipas zotit Basha mjafton një analizë e check-up-it për të dëshmuar gjendjen ku e ka katandisur shëndetësinë qeveria Rama. Sipas tij lekët merren, por analizat nuk bëhen fare ose bëhen sa për të kaluar radhën.