KRYEFAQJA » LAJME » Shëngjini në alarm nga zjarret
Shëngjini në alarm nga flakët

Shëngjini në alarm nga zjarret

Prej më shumë se 48 orësh qyteti bregdetar i Shëngjinit vazhdon të jetë në alarm pas një zjarri masiv që vijon në afërsi të tij. Zjarrëfikësit dhe forcat e ushtrisë kanë vijuar me intenstitet përpjekjet për të lokalizuar dhe shuar vatrat e zjarri, por rreziku nuk ka kaluar. Situata duket e vështirë tek plazhi “Rana e Hedhun” ku disa banesa rrezikojnë nga flakët. Për shkak të terrenit të vështirë hyrja nga toka është gati e pamunduar ndërsa Ministria e Mbrojtjes po shikon mundësinë për të ndërhyrë me helikopter. Ende nuk ka një bilanc për dëmet e deritanishme, por për momentin ato duket se janë vetëm në fondin pyjor të pishave. Policia nga ana e saj ka njoftuar se ka arrestuar një 63 vjecar, që dyshohet të jetë autor i vënies së zjarrit në Malin e Shëngjinit. Sipas policisë arsyeja që e ka shtyrë atë të ndezi zjarrin, është ripërtëritja e kullotave.