KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shenjtërimi i Nënë Terezës, 100 mijë besimtarë pritet të marrin pjesë në cermoni
Shenjtërimi i Nënë Terezës, 100 mijë besimtarë pritet të marrin pjesë në cermoni

Shenjtërimi i Nënë Terezës, 100 mijë besimtarë pritet të marrin pjesë në cermoni

Të paktën 100 mijë besimtarë, mes tyre shumë shqiptarë, pritet të marrin pjesë në ceremoninë e Shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan.  Ceremonia do të zhvillohet nën masa të larta të sigurisë, sipas një plani të hartuar nga Prefektura e Romës. Një ditë më parë Papa Françesku përshëndet të pranishmit në Sheshin e Shën Pjetrit. “Nënë Tereza na ka bërë të ndihemi krenar, të marrim shembulli prej saj. Nesër është shenjtërimi i Nene Terezës ,e meriton”, tha Ati i Shenjtë para besimtarëve të pranishëm. “Jeni ju ata që reflektoni mirësinë. Dashuria transformon çdo gjë. Krishti na do dhe dha jetën e tij për ne. Asgjë dhe askush nuk mund të na ndajë nga dashuria për Zotin. Nuk mund ta largosh vështrimin nga ata që kanë nevojë për ndihmë” tha Papa Françesku.
Një koncert special është mbajtur të shtunën në Bazilikën e Shën Palit në Vatikan, ku performuan yjet e kombit shqiptar Inva Mula, Ermonela Joho, Rita Ora, Shkëlzen Doli e të tjerë. Koncerti u cilësua si një fjalim dashurie me muzikë që mund të përmblidhet me fjalët “Bota mund të shpëtohet vetëm me dashuri”.