KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shenjtërimi i Nënë Terezës, sot pritet firma e papës
Nënë Tereza

Shenjtërimi i Nënë Terezës, sot pritet firma e papës

Papa Françesku I pritet të nënshkruajë të martën dekretin për shenjtërimin e Nënë Terezës, humanistes me orgjinë shqiptare, 19 vjet pas ndarjes së saj nga jeta. Papa pritet të bëjë edhe shpalljen e datës për shenjtërimin e Nënë Terezës, ku më e mundshme mendohet të jetë 5 shtatori, dita e vdekjes së saj.
Pak muaj më parë Peshkopët Indianë i kanë kërkuar Atit të Shenjtë që ceremonia e Shenjtërimit të Nënë Terezës të zhvillohet në qytetin e Kalkutës, në Indi, në vendin ku ajo ka zhvilluar aktivitetin më të madh të saj bamirës e fetar. Kjo ceremoni konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në Vatikan në këtë vit që konsiderohet si Vit Jubilar të Mëshirës.
Më 17 dhjetorin e kaluar Papa Françesku I ka firmosur dekretin për njohjen e mrekullisë së kryer nga Nënë Tereza në shërimin e plotë nga një tumor në tru, në gjëndje mjaft të avancuar, të një besimtari nga dioqeza e Santos, në San Paolo të Brazilit. Më 19 tetor të 2003 Papa Gjon Pali i II e shpalli Nënë Terezën të “E lume” e sipas rregullave të së drejtës kanonike festa e saj kremtohet çdo vit më datën 5 shtator, në ditën e lindjes.