KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shenjtërimi i Nënë Terezës
EPA/PIYAL ADHIKARY

Shenjtërimi i Nënë Terezës

19 vjet pas vdekjes nesër pritet të mbahet në Vatikan shenjtërimi i Nënë Terezës, eventi kryesor i Vitit Jubilar të Mëshirës . Jo vetëm kisha por e mbarë bota, përtej çdo besimi fetar po perjeton me emocione të veçanta shenjtërimin e një prej figurave më të dashura të njerzimit, e cila me misionin e saj dëshmoi në mënyrë të jashtzakonshme se mjerimi kishte një armik të paepur tek ajo.

Me këmbënguljen e Papa Françeskut i cili edhe propozoi kremtimin e shenjtërimit përpara mbylljes së këtij viti të rëndësishëm për botën katolike , vitit të mëshires, shenjterimi i nobelistes për paqen është i vetmi i realizuar në një kohë kaq të shpejtë krahasuar me disa shenjtorë të tjerë, të cilët kanë arritur në këtë lartësim të figures vetes pas shumë vitesh dhe madje shekujsh- siç edhe raporton Radio Vatikani.

Motrat e saj në mbarë botën po organizojnë një sërë veprimtarish ndërkohë që mesha e sotme është mbajtur në shumë gjuhë të huaja. Mesha e shenjtërimit e cila është në përgatitjet e saj të fundit, do të ketë në krye të vendit jo personalitetet që vijnë nga vende të ndryshme të botës por ata të cilëve u shërbeu me devotshmëri deri në fund të jetës të varfërit. Ata do të zënë edhe vendin e nderit në këtë shenjtërim.