KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Shëtitorja përqark lumit” e Vudi Alen vihet në skenë
woodyallen22

“Shëtitorja përqark lumit” e Vudi Alen vihet në skenë

Një grup artistësh të rinj janë bërë bashkë për të sjellë diçka të re për publikun kryeqytetas. Aktorët e “The albanian International Theatre Project” kanë braktisur skenën e zakonshme, duke e zhvendosur atë në një dhomë në Tulla Center në Tiranë. Ndërsa kanë zgjedhur komedinë e zezë të Vudi Alen, “Shëtitorja përqark lumit”, artistët e interpretuan atë në origjinal, në gjuhën angleze, nën regjinë e Ronald Hill dhe asistentes Esmerlada Stafa.
Xhejms Martin, Lindar Kaja dhe Tanja Tui, zbërthyen veprën e Alenit brenda një dhome të shndërruar në skenë nga skenografja Blerta Meta. Ata sollën vepër ku brenda gëlon drama njerëzore, si rrjedhojë e problemeve në çift.