KRYEFAQJA » LAJME » Shi dhe dëborë në të gjithë Shqipërinë
Shi dhe dëborë në të gjithë Shqipërinë

Shi dhe dëborë në të gjithë Shqipërinë

Rreshje shiu dhe dëbore kanë përfshirë gjithë territorin e Shqipërisë, njoftuan të dielën shërbimet meteorologjike. Ato janë shoqëruar edhe me ulje te ndjeshme temperaturash, veanërisht në zonën veriore, verilindore, lindje dhe juglindje. Policia u ka kërkuar drejtuesve të automjeteve që të bëjnë kujdes pasi si pasojë e ngricave dhe rreshjeve të dëborës mund të kenë probleme. Sipas policisë në akset rrugore Krumë –Qafë- Prush dhe Bajram Curri – Lekbibaj – Valbonë – Fierzë, ka rreshje dëbore dhe për qarkullimin ka nevojë paisja me zinxhirë, si dhe lëvizja me shpejtësi të kufizuar. Autorititet e emergjencave civile po vëzhgojnë me kujdes situatë në të gjitha zonat për të qenë në gadishmëri, ndërsa stina e dimrit tani është shfaqur me gjithë përmasat e saj.