KRYEFAQJA » LAJME » Lirimi i kosovarit, furtunë shkarkimesh në Burgun e Shën Kollit
drejtori burgut te shen kollit, kant ndoja, shkarkim, ylli manjani

Lirimi i kosovarit, furtunë shkarkimesh në Burgun e Shën Kollit

Shkarkohet nga detyra Drejtori i burgut të Shën Kollit, Kant Ndoja. Shkarkimi i tij me motivacionin neglizhencë në detyrë, u firmos nga ministri i drejtësisë, pas lirimit të të dënuarit Shuaip Zukaj nga Kosova, i dënuar me 20 vjet burgim. Më herët, ministri Manjani ka shkarkuar edhe tre punonjës të këtij burgu, ndërsa prokuroria firmosi arrestimin e juristit të burgut. Manjani deklaroi se mbështet Prokurorinë për hetimet pasi sipas tij shkarkimet janë veprimi më minimal. Shuaip Zukaj u lirua nga ky burg menjëherë pasi mbaroi dënimin në Shqipëri për një vepër penale, ndërkohë që në kartelën e tij edhe një kërkesë nga Kosova që e kërkonte për akuzën e vrasjes.