KRYEFAQJA » LAJME » Shkatërrohet një grup trafiku narkotikësh
Shkatërrohet një grup trafiku narkotikësh

Shkatërrohet një grup trafiku narkotikësh

Policia dhe Prokuroria e Tiranës njoftuan të mërkurën se kanë shkatërruar një grup të prodhimit, shpërndarjes dhe shitjes së lëndëve narkotike me bazë në kryeqytet. Nga të paktën 25 persona nën hetim, 17 prej tyre janë ndaluar gjatë operacionit me emrin e koduar “Epilog”. Gjatë kontrolleve në banesat e pjesëtarëve të këtij grupi, policia thotë se ka gjetur sasi droge të llojit heroinë dhe armë, që janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. “Ky grup kriminal ka vepruar në disa zona të Tiranës. Për një periudhë 2 vjeçare, mendohet se ky grup kriminal ka shpërndarë lëndë narkotike me vlerë tregu rreth 900 mijë euro. Gjatë këtij operacioni të shtrirë në kohë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale; 1.05 kg heroinë, 180 doza kokainë, një armë pistoletë, 10 automjete, 30 telefona celularë; 10 mijë euro, si dhe një peshore elektronike” bëhet e ditur në deklaratën e Policisë së Tiranës. Të ndaluarit janë nga 18 deri në 50 vjec.