KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Shkelzen Doli koncert recital në TOB
Shkelzen Doli në një koncert recital me datë 4 qershor në Teatrin e Operas e Baletit

Shkelzen Doli koncert recital në TOB

Sapo ka mbërritur në Tiranë, violinisti i njohur Shkelzen Doli i cili ka nisur provat me orkestrën e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Ëndrra e tij, siç thotë ai vete, po bëhet tashmë realitet. Perla të muzikës popullore shqiptare vijnë të përpunuara për violinë dhe orkestër nga drejtori artistik i Ansamblit Gerti Druga, për t’u interpretuar në një koncert premierë nga virtuozi Shkelzen Doli.

Shkelzen Doli do të sjellë për publikun shqiptar tingujt e muzikës sonë popullore, ndërkohë që ai është një instrumentist i veprave klasike, anëtar i Filarmonisë së Vjenës që prej viti 2009. Recitali i violinistit Doli do të jetë mbrëmjen e datës 4 qershor në Teatrin e Operas e Baletit.