KRYEFAQJA » LAJME » Shkëmbi i Kavajës, rrënohet një shtesë në ndërtim mbi një pallat shumëkatësh
Shkëmbi i Kavajës, rrënohet një shtesë në ndërtim mbi një pallat shumëkatësh

Shkëmbi i Kavajës, rrënohet një shtesë në ndërtim mbi një pallat shumëkatësh

Katër kate shtesë të një pallati shumëkatësh tek Shkëmbi të Kavajës, janë rrëzuar mesditën e të premtes. Fatmirësisht nuk ka patur viktima, pasi punonjësit e firmës që po punonin ishin në momente pushimi. Sipas banorëve shtesa tashmë e rënuar pjesërisht, ka filluar të ndërtohen para dy vjetësh dhe mendohet se është pa leje. Ndërtimi shtesë është një strukturë metalike mbi pallatin 20 katësh, themelet e të cilit janë hedhur në brezin ranor vetëm pak metra larg detit. Sipas mediave pallati i përket një biznesmeni të njohur ndërtimesh i cili ka në Durrës edhe një tjetër ndërtim 30 katësh. Policia po heton rreth ngjarjes.