KRYEFAQJA » LAJME » Shkodër: Arrestohet një grup kriminal për drogë e municione
Shkodër: Arrestohet një grup kriminal për drogë e municione

Shkodër: Arrestohet një grup kriminal për drogë e municione

Një grup kriminal është zbuluar nga policia e shkodrës këtë të premte ku u bë arrestimi në flagrancë i dy shtetasve ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim. Në pranga ra Ndrek Lacuku, banues në Shkodër, dhe Franc Toma, 30 vjeç, banues në Shkodër, të dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lendëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

K.L, 25 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale 11, 4 kg lendë narkotike e llojit Marihuanë, 237, 2 gr farë e bimëve narkotike Canabbis Sativa, një armë zjarri e tipit pistolete Jugosllave, model 57 dhe 13 copë fishekë pistolete 9 mm, dhe 6 copë fishekë pistolete model 54, një dylbi pushke snaiper, një radio marrëse-dhënëse, një elektrik elektroshot, një palë doreza, një automjet tip Ford me targë AA257LO. Materialet hetimore iu përcollën për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër ndërsa hetime po kryehen për të shkuarën e personave apo lidhjet që ata mund të kenë në ngjarje kriminale në këtë qytet.