KRYEFAQJA » LAJME » Shkodër, asgjësohen 2700 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva

Shkodër, asgjësohen 2700 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva

Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “Lugina”. Gjatë këtij operacioni janë gjetur e asgjësuar 2700 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva, të kultivuara në 10 parcela në Koniqet e Gurit të Kuq në fshatin Shosh . Për kultivimin e tyre akuzohen dy vëllezër, 28 e 38 vjeç, të shpallur në kërkim, si dhe babai i tyre 80 vjeç i cili po ndiqet në gjendje të lirë. Gjatë kontrollit në banesën e tyre janë gjetur dhe dy armë e disa fishekë, ndaj mbi dy vëllezërit rëndon dhe akuza penale ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.