KRYEFAQJA » LAJME » Shkodër, asgjësohen 3500 rrënjë bimësh Kanabis Sativa
pult, shkoder, kanabis, cannabis, 3500 rrenje

Shkodër, asgjësohen 3500 rrënjë bimësh Kanabis Sativa

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër e Vau Dejës pas një kontrolli në zonat e Pultit e Shoshit dhe në fshatin Shllak, arritën të gjejnë dhe të asgjesojnë me anë të zjarrit rreth 3500 rrënjë bimësh Kanabis Sativa. Bimët varionin nga 1.7 deri në 2.5m lartësi dhe nuk është arritur që të kapen apo identifikohen autorët e kultivimit të këtyre bimëve. Policia e Shkodrës njofton se po vijon puna hetimore dhe operacionale në terren, për zbulimin e sipërfaqeve të dyshuara që mund të jenë mbjellë me bimë narkotike.