KRYEFAQJA » LAJME » Shkodër, bie një helikopter i FA, dy të vdekur një i plagosur
Rrëzimi i helikopterit, Berisha përplaset me Kodhelin

Shkodër, bie një helikopter i FA, dy të vdekur një i plagosur

Një helikopter i ushtrisë shqiptare ka rënë në Liqenin e Shkodrës, duke sjellë vdekje e dy anëtarëve të ekuipazhit dhe plagosjen e pilotit njoftojnë burime të policisë shqiptare. Nga MB mësohet se helikopteri kishte nisur fluturimin në mëngjes nga baza e helikopterëve në Farkë, në Vermosh, dhe në kthim rreth orës 13:45 kishte humbur nga radarët. Në bordin e tij helikopteri kishte 3 persona dhe armatim. Ai ka rënë mbi Liqenin e Shkodrës dhe është shkatërruar. Banorë të zonës kanë ndihmuar pilotin të shpëtojë nga aksidenti. Në vendgjarje ka shkuar ministrja e mbrojtjes Kodheli dhe ai i shëndetësisë Beqja.