KRYEFAQJA » LAJME » Shkodër, gati arena e dytë e kombëtares kuq e zi
Stadiumi i Shkodrës

Shkodër, gati arena e dytë e kombëtares kuq e zi

Në shtëpinë e re të kombëtares po bëhen përgatitjet e fundit.Tashmë çdo pjesë e stadiumit ” Loro Boriçi ” në Shkodër flet me gjuhën e parametrave europiane . Projekti përfshiu ndërtimin nga e para të tribunës qëndrore, si dhe të 5 tribunave të anësore, ndërkohë që u realizua rikontruksioni i plotë i dy tribunave ekzistuese. Karriget reflektojnë ngjyrat tradicionale të Vllaznisë. Një ndërhyrje e rëndësishme u bë në fushën e blertë , ndërkohë qe tribuna VIP, dhomat bashkëkohore të zhveshjes, sallat e konferencave, mjediset e stervitjes dhe dyert elektronike janë risitë me te cilat ky stadium prezantohet. Sipas parametrave të UEFA-s ështe realizuar dhe impianti i zërit, si dhe sistemi i ngrohje-ftohjes. Ndërsa për më shumë siguri flasin dhe 200 kamerat e instaluara.

Lajmin për përfundimin e rilindjes së stadiumit “ Loro Boriçi” e ka ndarë me ndjekësit e rrjeteve sociale edhe kryeministri Edi Rama, ku mes të tjerash thekson se ky investim i qeverisë shqiptare për futbollin është 18 herë më i madh se në 23 vjet të marra së bashku, që nga viti 1990 – 2013-të.

Stadiumi “ Loro Boriçi” , i cili për herë të parë i ka hapur dyert në vitin 1953 tashmë është ndër më modernët në Ballkan. E për të shijuar ndeshjet e Vllaznisë, të kombetares shqiptare,por dhe të përfaqesueses së Kosovës për eliminatorët e botërorit, një biletë për në këtë stadium, mund ta sigurojnë rreth 17 mijë tifozë.

Shfletoni galerinë për të parë nga afër stadiumin.

Para Mbrapa

13873241_10153918501221523_2764756015403249216_n

13892349_10153918501046523_4912174721034662791_n

13913566_10153918501276523_752629236828910328_o

13923429_10153918501531523_1025433119540641314_o

13920869_10153918501016523_3455642522741234937_n

13924929_10153918501151523_1005827109900743718_n

13935120_10153918501411523_9191631931050868306_n

13938519_10153918501481523_5076202457657185901_n

13996180_10153918500996523_1706900481870181575_o

Para Mbrapa