KRYEFAQJA » LAJME » Shkodër, Gjykata liron katër tregtarët e duhanit.
gjykata e shkodres, kater tregetarem te duhanit, leron,

Shkodër, Gjykata liron katër tregtarët e duhanit.

Gjykata e Shkodrës ka vendosur të lirojë katër tregtarët e duhanit të arrestuar një ditë më parë nga policia. Me kerkesën e Prokurorisë gjykata ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje për Arjan Halilin, Marjan Palalejn, Denis Zefin, dhe Astrit Muçajn. Të premten këta persona kundërshtuan forcat e policisë dhe Doganën e Shkodrës, gjatë një aksioni për goditjen e tregtisë së paligjshme të duhanit. Mbi këta persona është ngritur akuza e kundërshtimit të personave që kryejnë funksione publike, vetëm për rastin e doganierëve. Gjithashtu Prokuroria Shkodër do të vlerësojë veprimet e doganierëve për të saktësuar nëse ata duhet të ushtrojnë kontrolle në trotuare. Një ditë më parë, Gjykata e Shkodrës vendosi të pezullojë nga detyra Lazrin, pasi dyshohet se nuk ka respektuar ligjin. Në pamjet filmike i gjendur në sulmin e tregtarëve, ai ka nxjerrë armën e shërbimit. Kjo gjë ka irrituar më shumë tregtarët të cilët e kanë goditur me pako duhani dhe sende të tjera.