KRYEFAQJA » LAJME » Shkodër, Gjykata liron kreun e Tatimeve
FOTO-HYSENI

Shkodër, Gjykata liron kreun e Tatimeve

Gjykata e Shkodrës dha masën detyrim paraqitjeje për drejtorin e Tatimeve, Hysen Hysaj, i arrestuar më 13 qershor. Hysaj dyshohet se ka kredituar në mënyrë të kundraligjshme 10 milionë lekë të reja si TVSH, për një subjekt tregtar. Prokuroria bën me dije se administratori i kësaj kompanie është nipi i drejtorit dhe se kompania e tij kishte humbur të drejtën e rimbursimit të TVSH-së. Kjo shoqëri nuk e ka shlyer detyrimin doganor për disa blerje në vitin 2012, ndërsa administrata tatimore nuk ka kryer asnjë verifikim për kërkesën e subjektit, si edhe nuk është ushtruar kontroll mbi aktivitetin e tij. Prokuroria e Shkodrës ka krijuar dyshime se drejtori rajonal i Tatimeve ka favorizuar subjektin tregtar, duke i rimbursuar në mënyrë të kundraligjshme 10 milionë lekë të reja.