KRYEFAQJA » LAJME » Shkodër, lihen në burg punonjëset e shtëpisë së fëmijës
Shkodër, lihen në burg punonjëset e shtëpisë së fëmijës

Shkodër, lihen në burg punonjëset e shtëpisë së fëmijës

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur sot masën e sigurisë arrest me burg për pesë punonjëset e shtëpisë së fëmijës 6 -18 vjeç në Shkodër.

Pesë punonjëset ndërmjet të cilave edhe ish drejtoresha e këtij institucioni Albana LLazani, u ndaluan dy ditë më parë me vendim të prokurorisë, me akuzën e keqtrajtimit të të miturve dhe shpërdorim detyre me pasojë abuzim seksual të tre vajzave të mitura të moshës 6, 8 dhe 11 vjeç.