KRYEFAQJA » LAJME » Shkodër, lumturohen 38 martirë të fesë katolike
Shkodër, lumturohen 38 martirë të fesë katolike

Shkodër, lumturohen 38 martirë të fesë katolike

Në katedralen e “Shën Shtejfnit” në Shkodër ka nisur mesha për  lumturimin e 38 martirëve të fesë katolike, të persekutuar nga regjimi komunist. Katedralja e “Shën shtejfnit” e transformuar për këtë ngjarje të madhe, ka pritur rreth 10 mijë besimtarë, 300 meshtarë dhe autoritete të larta të fesë katolike, besimeve të tjera dhe shtetit shqiptar. Mesha kremtohet nga kardinali Angelo Amato, i dërguari i Papa Françeskut, Prefekti i Kongregatës për Cështjet e Shenjtorëve. Lumturimi i martirëve të fesë katolike, pason ngjarje të mëdha si lumturimi i Nënë Terezës dhe emerimi i kardinalit Ernest Troshani nga Papa Françesku. Një ditë më parë parlamenti shqiptar miratoi një rezolutë të propozuar nga opozita e djathtë për dënimin e krimeve të komunizmit ndaj klerit si dhe një mirënjohje të veçantë për rolin dhe veprimtarinë e klerikëve shqiptarë në mbrojtje të vlerave demokratike dhe të lirive dhe të drejtave e lirive themelore të njeriut. Dekreti për Lumturimin e 38 martirëve të Kishës Katolike shqiptare, u firmos në muajin prill prej Papa Franceskut, një veprim që i vendos ata përkrah figurave më të shquara të katolicizmit botëror. 2 vjet më parë kur Ati i Shenjtë vizitoi Shqipërinë, portretet e martirëve u vendosën në bulevard. Për Kishën Katolike dhe për të gjithë kombin Shqiptar, kjo do të shënohet si një ditë historike.