KRYEFAQJA » LAJME » Shkodër: Sekuestrohen 15 mijë ha ullishte
shkoder, ullishte, sekuestro, hektare

Shkodër: Sekuestrohen 15 mijë ha ullishte

Disa punonjës të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër janë nën hetim për tjetërsim të pronës me procedurë false. Prokuroria e Shkodrës njoftoi se hetimet e deritanishme tregojnë se Zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Shkodër ka regjistruar 15 mijë e 500 metra katrorë ullishte në favor të një shtetasi shqiptar që jeton në Kanada. Kjo pronë që ndodhet në Berdicë të Epërme është në pronësi të shtetasit Adem Mlloja dhe disa personave të tjerë me të njëjtin mbiemër, ndaj prokuroria e Shkodrës bazuar mbi aktet e sekuestruara dyshon se është falsifikuar një vendim i këshillit të komunës në vitin 2014. Po ashtu ka dyshime se është falsifikuar edhe akti i marrjes së tokës buqjësore në pronësi në korrik 2014. Bazuar mbi këto akte prokuroria vendosi masën e sekuestros mbi këtë pronë e cila ka vlerën e 120 mijë eurove.