KRYEFAQJA » LAJME » Shkodër, vritet komandanti i FNSH
Shkodër, vritet komandanti i FNSH

Shkodër, vritet komandanti i FNSH

Komandanti i grupit të FNSH në Shkodër Simon Gjeta është vrarë mbrëmjen e të shtunës, gjatë një aksioni për të kapur autorin e një plagosjeje në Oblikë. Gjeta u godit me armë kallashnikov dhe ndërroi jetë në spital. Autori është Ruzhdi Arishta, i cili ka qëlluar mbi policinë nga brenda shtëpisë së tij. Pak orë më parë ai kish plagosur një 21 vjecar, për motive të panjohura. Në vendngjarje gjenden zyrtarët më të lartë të policisë së shtetit. Autori ende nuk është kapur.
Kjo është ngjarja e dytë e rëndë në rradhët e policisë shqiptare brenda pak muajve. Në qershor të këtij viti oficeri i RENEA-s Ibrahim Basha humbi jetën në krye të detyrës gjatë një operacioni antidrogë në Lazarat. Autorët e ngjarjes gjenden para drejtësisë.