KRYEFAQJA » LAJME » Shkollat 9-vjeçare në prag të vitit të ri arsimor
Shkollat 9-vjeçare në prag të vitit të ri arsimor

Shkollat 9-vjeçare në prag të vitit të ri arsimor

Në Tiranë vijon tradita e shkollave të preferuara. Cilësia e mësuesve renditet nga prindërit si faktor kryesor i përzgjedhjes së tyre. Ata kanë mundësi të zgjedhin midis shkollave publike, por edhe atyre private. Këtë vit disa shkolla janë ristrukturuar, por disa të tjera kanë nisur të ndërtohen. Për momentin synimi kryesor mbetet sigurimi i librave. Shpërndarja e tyre ishte lajmëruar se do të niste me 25 gusht, por ende nuk ka nisur. Nga ana e saj Policia Bashkiake për të dytin vit do të zbatojë një plan të posaçëm masash për të lehtësuar lëvizjen në akset rrugore në afërsi të shkollave. Edhe këtë vit do të kufizohet lëvizja e mjeteve të transportit të mallrave në unazën e mesme të qytetit nga ora 7-9 të mëngjesit.