KRYEFAQJA » LAJME » Shkollat profesionale kanë hapur sot dyert për nxënësit e Shkollave 9 -vjeçare dhe prindërit e tyre
blendi klosi

Shkollat profesionale kanë hapur sot dyert për nxënësit e Shkollave 9 -vjeçare dhe prindërit e tyre

Shkollat profesionale kanë hapur sot dyert për nxënësit e Shkollave 9 -vjeçare dhe prindërit e tyre . Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi tha se në këtë mënyrë i japim shansin fëmijëve të zgjedhin drejtimin e mëtejshëm të shkollimit. Ju u shpreh Ministri Klosi nxënësve të shkollave 9 vjeçare do të keni mundësi të shihni me sytë tuaj se cfarë ndodh. Të shihni se si mund të bëhesh një kuzhinier profesionist, se si mund të mësoni të bëheni një elektriçist apo mekanik i mirë. Shkollat profesionale do të qëndrojnë të hapura deri me 15 shtator, datë kjo ku edhe nxënësit të kenë marrë një vendim përfundimtar për tu regjistruar në arsimin e mesëm të përgjithshëm apo atë profesional.