KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shkon në 142 numri i viktimave nga aksidenti hekurudhor në Indi
Indi: 142 viktima nga përplasja e trenit

Shkon në 142 numri i viktimave nga aksidenti hekurudhor në Indi

Numri i të vdekurve nga dalja e një treni pasagjerësh nga shinat të dielën në rajonin verior të Indisë, Utar Pradesh, është rritur në 142. Njësitë e policisë dhe ekipet e shpëtimit, me mbështetjen e qytetarëve, vazhdojne kërkimet mes vagonave të shtypur në vendngjarje. Rreth 200 persona jane plagosur në aksidentin që ndodhi të dielën në mëngjes, kur 14 vagonët e trenit të pasagjerëve që udhëtonte nga Patna drejt Indores dolën nga shinat. Shkaku i aksidentit ende nuk dihet. Kryeministri kërkoi të zbardhet shkaku i tragjedisë dhe ngushëlloi familjet e viktimave.