KRYEFAQJA » LAJME » Shkon në 4 numri i viktimave nga djegia e autobuzit të pelegrinëve në Krujë
Krujë, digjet autobuzi i turistëve, humbet jetën një grua

Shkon në 4 numri i viktimave nga djegia e autobuzit të pelegrinëve në Krujë

Po merr përmasat e një tragjedie ngjarja e ndodhur pa kohë më parë në qytetin e Krujës, kur një autobuz pelegrinësh nga Vlora u përfshi nga flakë. Kisha e Shen Theodhorit në qytetin e Vlorës, ka njoftuar se ka humbur jetën edhe një tjetër e plagosur. “Me hidhërim të madh, ju njoftojmë se edhe Zj.Lina Hajdini, sekretar-llogaritare e kishës sonë e humbi betejën trejavore me plagët e marra nga zjarri i rënë në autobuzin me të cilin udhëtonin te premten e 27 Majit. Ajo ndërroi jetë sot në spital. Perëndia ta prehë me të drejtët dhe familjarëve të saj tu lejtësojë dhimbjen. I përjetshëm kujtimi i saj” bëhet e ditur në një njoftim të kishës. Pas këtij lajmi ka shkuar në katër numri i viktimave nga kjo ngjarje e dhimbshme. Një prej fatkeqeve, ka humbur jetën menjëherë, ndërsa tre të tjera nuk kanë arritur t’u mbijetojnë plagëve.