KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Shkrimtari dhe publicisti Miho Gjini, drama që më damkosi biografinë dhe jetën
Miho-Gjini

Shkrimtari dhe publicisti Miho Gjini, drama që më damkosi biografinë dhe jetën

Larguar prej vitesh nga Shqipëria, me vete shkrimtari dhe publicisti Miho Gjini ka marrë dashurinë për teatrin dhe artistët. Ai u be i njohur që në vitin 1969 me dramën “Njollat e murrme”. Ishte kjo dramë që i damkosi biografinë dhe jetën që e priste më pas. E megjithatë dashurinë për teatrin ai nuk i rresht. Këtë e ka treguar përmes monografive që ka shkruar për artistët si Mihal Popi, Naim Frashëri, Margarita Xhepa, Robert Ndrenika, Nikolin Xhoja etj.

Herë pas herë Gjini vjen në Tiranë për të promovuar monografitë për artistët si libra mbi teatrin shqiptar. Këta libra tashmë janë pjesë e bibliotekës së Akademisë së Arteve, literature për studentët e Artit skenik.