KRYEFAQJA » LAJME » Shkup, arrestime pas protestave kundër presidentit Ivanov
Shkup, arrestime pas protestave kundër presidentit Ivanov

Shkup, arrestime pas protestave kundër presidentit Ivanov

Dymbëdhjetë të arrestuar dhe një gazetar i plagosur është bilanci nga protestat që u zhvilluan të mërkurën në mbrëmje para dhe në afërsi të zyrës së presidentit Gjorge Ivanov në Shkup, konfirmuan për agjencinë shtetërore maqedonase të lajmeve, MIA burime nga Ministria maqedonase e Punëve të Brendshme.
Demonstruesit qëlluan mbrëmë ndaj zyrës së presidentit Ivanov, në qendër të Shkupit, duke thyer dritare dhe mobilje, ndërkohë që është dëmtuar edhe ndërtesa e Ministrisë maqedonase të Drejtësisë. Ata hodhën parrulla “nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”, “kriminelët pas hekurave” duke protestuar kundër vendimit të presidentit të Maqedonisë, George Ivanov, për amnistimin e të gjithë politikanëve që janë nën hetime nga Prokuroria Speciale për mashtrime zgjedhore, por edhe për veprime të tjera të jashtëligjshme. Më parë protestuesit qëndruan para zyrës së Prokurorisë Speciale të Maqedonisë, në mbështetje të këtij institucioni, që, siç theksuan, duhet të vazhdojë të ndjekë të gjithë ata të zyrtarë të lartë të shtetit, të cilët dyshohet se kanë kryer vepra kriminale. Protestës i është bashkuar udhëheqësi i opozitës maqedonase, Zoran Zaev. Vendimi i presidentit Ivanov për të amnestuar politikanët ngjalli reagime edhe mes bashkësisë ndërkombëtare. Brukseli tha se ky vendim e shmang Maqedoninë nga rruga e integrimeve euroatlantike.