KRYEFAQJA » LAJME » Shoqëritë e kursim-kreditit, ndryshime në ligj për ti dhënë fund problematikave
Shoqëritë e kursim-kreditit, ndryshime në ligj për ti dhënë fund problematikave

Shoqëritë e kursim-kreditit, ndryshime në ligj për ti dhënë fund problematikave

Përmes një ligji terësisht të ri për shoqërite e kursim-kreditit dhe unionet e tyre synohet ti jepet fund një sërë problematikash që kanë hasur këto shoqëri përgjatë dekadës së fundit.

Vet përfaqësuesit e shoqërive të kursim kreditit i vlerësojnë ndryshimet si të domosdoshme, por ata propozojnë që të jetë pjesë e ndërhyrjes edhe trajtimi i statusit të anëtarit të një shoqërie nga ana e tatimeve.

Aktualisht në vend operojnë 7 shoqëri kursim krediti, të cilat ofrojnë shërbime financiare kryesisht në zonat rurale ku nuk ka degë bankash private. Këto shoqëri zënë 0-0.1 përqind të totalit të depozitave dhe rreth 1 përqind të totalit të kredisë.