KRYEFAQJA » LAJME » Shpallen 22 fituesit e thirrjes së parë “Lëviz Albania”
_leviz_albania

Shpallen 22 fituesit e thirrjes së parë “Lëviz Albania”

22 projekt-ide do të nisin të zbatohen në rajone të ndryshme të vendit për forcuar lidhjen mes qytetarëve dhe qeverisjes vendore. Bordi i granteve ka përzgjedhur projekt-idetë më të mira të 7 individëve dhe 15 ojf-ve, që pritet të vendosin ura lidhëse mes komunitetit dhe qeverisjes vendore. Projekti “Leviz Albania – Demokracia vendore në veprim” është një organizëm, që nëpërmjet financimit të projekteve synon të ketë një efekt katalizator për demokracinë vendore në Shqipëri. Projekti financohet nga Ambasada e Zvicrës në Shqipëri dhe zbatohet nga një konsorcium i 3 organizatave shqiptare: “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, “Co-Plan” dhe “Partneret shqiptare”.