KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shpallet fajtore pilotja ukrainase
Shpallet fajtore pilotja ukrainase

Shpallet fajtore pilotja ukrainase

Pilotja ukrainase Nadia Savçenko është shpallur fajtore nga gjykata ruse për akuzën e ndihmës së dhënë në vrasjen e dy gazetarëve rusë në qershor të vitit 2014. Savçenko rrezikon të dënohet me 23 vite burg për akuzen e mësipërme. Ndërkohë që avokatët e saj mbrojtës argumentuan se Savçenko ishte kapur rob nga rebelët pro-rusë, përpara se gazetarët të vdisnin duke u munduar t’i hedhin poshtë akuzat.

Prokurorët rusë kanë kërkuar dënim me burg në kohëzgjatje prej 23 vitesh për Savcenkon. Ky rast ka shkaktuar zemërim në Ukrainë dhe në vendet e tjera, meqë kritikët e akuzojnë Kremlinin për orkestrim të një procesi propagandues.

Nadia Savcenko ka mbajtur grevë urie në shenjë të protestës kundër mbajtjes së saj në burg.