KRYEFAQJA » LAJME » Shpallet lista e parë me fituesit e Fakultetit të Ekonomikut
Shpallet lista e parë me fituesit e Fakultetit të Ekonomikut

Shpallet lista e parë me fituesit e Fakultetit të Ekonomikut

Fakulteti Ekonomik ka publikuar sot listën paraprake të gjithë atyre të rinjve që kanë fituar të drejtën për të vijuar studimet në këtë institucion të Arsimit të Lartë. Dekani i këtij Fakulteti Dhori Kule në një dalje publike për mediat është shprehur se kriteret e përcaktuara nga ky fakultet kanë bërë të mundur që të përzgjidhen maturantët më të mirë.

Kule ka theksuar që maturantët që ende nuk kanë rezultuar fitues të mos i humbin shpresat pasi do të ketë një raund të dytë aplikimi.

1325 të rinj rezultojnë fitues në listën paraprake. Lista përfundimtare ku do të përfshihen edhe aplikantët e raundit të dytë parashikohet të shpallet me 1 tetor.